“Mistika e ngjyrave”
Në vazhdim të organizimeve për “Javën e Flamurit”, në qytetin e Gjirokastrës është çelur ekspozita e piktorit nga Kosova, Xhevdet Spahija e titulluar “Mistika e ngjyrave”.
Spahija është autor i 26 ekspozitave personale dhe pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë Kosovës.
“Do të theksoja se, më shumë se vlerat artistike, kjo ekspozitë e çelur prej piktorit kosovar Xhevdet Spahija në Gjirokastër është një simbolikë e veçantë. Ky artistit nga Kosova i prezantoi pikturat për artdashësit gjirokastrit në një atmosferë të veçantë festive, në “Javën e Flamurit”, u shpreh kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi, i cili ishte në ceremoninë e çeljes së ekspozitës.
Vetë Spahija theksoi se edhe pse punimet më të shumta të saj i përkasin pikturës bashkëkohore sërish dominante në to është ngjyra e kuqe
“Ndjej një emocion të veçantë që ekspozitën e radhës këtu në Gjirokastër, e çel si pjesë e aktiviteteve në këtë atmosferë feste. Megjithëse punimet më të shuma të saj i përkasin pikturës bashkëkohore sërish dominante në to është ngjyra e kuqe, mjaft domethënëse pasi lidhet me simbolikën e flamurit”, u shpreh piktori Xhevdet Spahija.
Spahija ka spikatuar me punimet në pikturë prej viteve 1970, ndërsa ka punuar dhe si pedagog i arteve figurative. Pikturat e tij janë vlerësuar nga kritika për motivet që përcjellin dhe mjeshtërinë e lartë artistike.
https://ata.gov.al/2021/11/27/gjirokaster-celet-ekspozita-e-piktorit-nga-kosova-xhevdet-spahija/