Fjala e Hazyr Dervishit
Paraqitja e piktorit Xhevdet Spahiu me opusin e pikturave të tija në këtë
ekspozitë, thënë modestisht, sot këtu, vizitorin e shpie nëpër aventurën e
thyerjes së kompozicionit anatomik të portretit klasik. Thyerja e kompozicionit
klasik u bë shtysë e protestës, nxitje e imagjinatës krijuese për të menduar
dhe jetuar jashtë kanoneve të ngurta të autoritarit.
Kjo protestë qenka edhe “mëkat”, sipas të cilit, në çastet e fundit të jetës, u
ligshtua Leonardo Da Vinçi me këtë deklarim: “E paskam fyer Zotin dhe njeriun
në artin tim!” - sa ironike , aq edhe cinike.
Artisti po s’e bëri këtë “mëkat” mbetet peng i dështimit të vet. “Mëkati” i
piktorit Xhevdet Spahia përshkohet nga piktura në pikturë duke e thyer
kompozicionin anatomik të Adamit e të Evës, po pse jo, edhe të të gjitha
kompozicioneve kanonike të shoqërisë së ngurtësuar. Piktori Xhevdet Spahiu e
krijon kompozicionin e mvehtësishëm surealist, simbolist, nëpërmes thyerjes së
metafizikës.
Në të gjitha pikturat - thënë tepër të guximshme - Xhevdet Spahiu, e spikat
syrin , kund zhbirues, kund xheloz e kund perkort, varësisht se në cilën pjesë të
trupit është e vendosur. Nëse syri anatomik në pikturat e Xhevdet Spahiut
rrëshqet nga balli në gjoks, në barkë, në këmbë, atëherë “mëkati” dhe protesta
qëllojnë në gjithë opusin e këtyre pikturave.
Xhevdet Spahiu në tërë opusin e vet e refuzon, me sinqeritetin e artistit, atë
kompozicionin e ngurtësuar të artit dogmatik të Mona Lizës autoritare. E mirë
dhe e egër, e ashpër dhe e dhemshur, e hirshme dhe lajkatare... Mona Liza i ka
turturuar piktorët e shumë gjeneratave deri tek piktori i “Guernikës”. Pablo
Pikaso u rrebelua kundër kësaj tiraneje të quajtur Mona Liza. Këtu fillon rrebelim
psikoanalitik kundër metafizikës në pikturë. Ajo, Mona Liza, të gjitha atributet ia
kushtoi vetes së vet e, vetem vetvetes së vet, siç bën çdo tiran.
Këtë protestë e ndeshim qartazi tek piktori Xhevdet Spahiu, mbase edhe si
ndikim të Pablo Pikasos: syrin autoritar të Mona Lizës e çvendos guximshëm në
të gjitha pjesët e trupit siç bën Frojdi me atë Libidon psikoanalitike. Çvendosja e
këtij syri autoritar, mbase edhe pranë gjenitaleve, e demitizon atë syrin e
Demirgut që synon, edhe sot, të sundojë mbi mendjet dhe shpirtrat e njerëzve.
Piktorin Xhevdet Spahia me të drejtën më të natyrshme, do ta shpallim,
mbase edhe kundër modestisë së vet piktorit: demistifikues të syrit autoritar të
Mona Lizës - për pasojë do ta shpallim piktor të protestës pa përformansë
aksidentale.
Në këtë nyjëtim aksiomatik qëndron flijimi i piktorit Xhevdet Spahiu.